Sulmet kundër SPAK, Ambasada e SHBA-së: Jemi në krah të profesionistëve, që synojnë t’i japin fund pandëshkueshmërisë!

Nga A2 CNN
17 Prill 2024, 08:46 | Politikë

Sulmet kundër SPAK, Ambasada e SHBA-së: Jemi në krah të

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka vlerësuar qëndrimin dhe dënimin nga ana e KLP, lidhur me sulmet që janë bërë kundrejt SPAK.

Në reagimin në platformën X, ambasada e SHBA-së në Tiranë, thekson se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë në krah të qytetarëve shqiptarë që mbështesin institucionet e reja të drejtësisë.

Gjithashtu, nënvizon se SHBA-ja qëndron në krah të profesionistëve të drejtësisë që respektojnë ligjin dhe do të mbështesë të gjithë ata që kërkojnë t’i japin fund pandëshkueshmërisë.

“Përshëndesim dënimin nga KLP-ja të sulmeve të drejtpërdrejta dhe të tërthorta kundër SPAK-ut në ditët dhe javët e fundit. Do të vazhdojmë të qëndrojmë në krah të shumicës dërrmuese të qytetarëve shqiptarë që mbështesin institucionet e reja të drejtësisë dhe rolin kyç që ato luajnë në demokracinë e Shqipërisë. SHBA-ja qëndron në krah të profesionistëve të drejtësisë që respektojnë ligjin dhe do të mbështesë të gjithë ata që kërkojnë t’i japin fund pandëshkueshmërisë”, thuhet në reagimin e Ambasadës së SHBA-së. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos