Falja e gjobave 2 ditë para zgjedhjeve, Aulon Kalaja e çon çështjen në Gjykatën e Lartë

Nga A2 CNN
12 Dhjetor 2025, 12:43 | Politikë

Falja e gjobave 2 ditë para zgjedhjeve, Aulon Kalaja e çon

Kandidati i PD për deputet në zgjedhjet e 11 majit, Aulon Kalaja, thotë se ka dorëzuar në Gjykatën e Lartë rekursin, sa i takon kallëzimit në SPAK të Këshillit të Ministrave që, sipas tij, në kundërshtim me ligjin, falën gjobat 2 ditë para zgjedhjeve parlamentare.

Sipas Kalasë, ky veprim ndikoi drejtpërdrejtë në rezultatin e zgjedhjeve. “Ligji shqiptar përcakton se qeveria nuk mund të bëjë politika të tilla fiskale 4 muaj para zgjedhjeve dhe deri 4 muaj pas zgjedhjeve. Ju sjell në kujtesë se falja e gjobave 2 ditë para zgjedhjeve preket me një paragraf edhe bë raportin e OSBE-OHDIR”, tha Kalaja, përcjell A2 CNN.

“Rrugëtimi i këtij kallëzimi ka filluar në muajin maj, por fillimisht u pushua nga SPAK, ndërkohë unë e ankimova në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, dhe aty më rrëzuan. Më pas e ankimova në Gjykatën e Apelit Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, edhe aty më rrëzuan. Kurse sot kjo çështje shkon në Gjykatën e Lartë me besimin që do bëhet drejtësi. Pa diskutim që do i shkoj deri në fund kësaj çështje”.

Në zgjedhjet e 11 majit, PS mori 83 mandate, ndërsa PD 50. Partia Social Demokrate mori 3 deputetë, Partia Mundësia 2, dhe Lëvizja Bashkë e Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet morën nga 1 mandat. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos