“Familja ime ishte me PD”- Noizy pas mitingut të PS: Ajo kohë më kujton errësirë! Vetëm Edi Rama ma mbush syrin

Nga A2 CNN
12 Prill 2025, 16:36 | Politikë

“Familja ime ishte me PD”- Noizy pas mitingut të PS: Ajo

Reperi Rigels Rajku i njohur me emrin e artit si Noizy, performoi ditën e sotme në hapjen e fushatës elektorale të Partisë Socialiste në Sheshin Skënderbej në Tiranë, ku këndoi edhe këngën zyrtare të fushatës së socialistëve.

Menjëherë pas mbylljes së mitingut të PS-së, Noizy ka reaguar në rrjetin tij social në Instagram, ku shkruan se e pranon publikisht se do të votojë Partinë Socialiste në zgjedhjet e 11 majit.

Ai thotë gjithashtu se dikur familja e tij ka qenë me PD-në, por shton se nga ajo kohë kujton shumë zhgënjim dhe errësirë, shkruan A2 CNN.

Noizy thotë gjithashtu se atij ia mbush syrin vetëm kryeministri Edi Rama, pasi sipas tij, ai nuk i shikon fare programet e partive politike.

Postimi i Noizyt:

“Shiko, po e them një herë e mirë se çfarë mendoj dhe besoj. Familja ime dikur ishte me PD-në. Mirëpo unë personalisht kam kujtime dhe eksperienca jo të këndshme nga ajo periudhë më kujton një rrëmujë, një errësirë dhe as nuk dua ta imagjinoj të jetoj asnjë ditë si ajo kohë.

Me të thënë të drejtën, unë as nuk i shoh programet e partive. Sepse për mua, kushdo ta fitojë, unë prapë i njëjti jam dhe i njëjti do të mbetem: ai që fle i fundit dhe zgjohet i pari, ai që fle më pak se 5 orë gjumë gati çdo ditë, ai që shkon në punë pa orar, për të arritur atje ku asnjë artist rap shqiptar s’ka arritur kurrë.

Unë shoh individët kush drejton cilën parti dhe kush janë ministrat e deputetët e secilës parti. Dhe a mund t’u besoj unë këtyre individëve t’u jap votën time për vitet e ardhshme? Deri tani, me të thënë të drejtën, s’ma mbush syrin askush përveç Ramës.

Këta dy të rinjtë që dolën në protestë përballë bashkisë, ja nisën duke u kapur me grushta mes vete, nuk u habita, të them të drejtën. E sa i përket këtyre të tjerëve, as që bëhet fjalë. Sepse unë dua ndryshim, por ndryshimi s’ka kuptim nëse s’ka përmirësim.

Nuk e kemi luksin të rrimë në vend, e lëre më të shkojmë mbrapa. Kështu që, deri kur dikush të ma mbushë mendjen, unë votoj publikisht PS-në”, ka shkruar Noizy.

“Familja ime ishte me PD”- Noizy pas mitingut të PS: Ajo (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos