
Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, është përfshirë në një debat me deputeten socialiste Sara Mila lidhur me nivelin e deputetëve në Parlamentin e Shqipërisë dhe mënyrën si përfaqësohen qytetarët.
E ftuar në Terminal me Aurora Sulçen, Mila u shpreh se niveli akademik në Kuvend është i mirë dhe se në Parlament ka doktorë, ekonomistë dhe profesionistë të profileve të ndryshme.
“Niveli akademik i parlamentit të Shqipërisë është një nivel shumë i mirë. Ne atje kemi doktorë, kemi ekonomistë,” u shpreh ajo, duke kundërshtuar pretendimet për mungesë cilësie në përfaqësim.
Nga ana tjetër, Shehi deklaroi se politika nuk duhet të bazohet te titujt akademikë, por te mënyra demokratike e përfaqësimit dhe marrjes së votës.
“Unë nuk jam për atë që të jenë patjetër profesorë e doktorë. Politika është e ndërtuar mbi sistemet elektorale. Kush hyn në parlament, cilësia e parë është të mbledhë votën,” tha Shehi. (A2 Televizion)