“Institucionet nuk funksionojnë” Sara Mila debat me Kikinë: Po flisni për raste sporadike

Nga A2 CNN
17 Maj 2026, 20:59 | Politikë

“Institucionet nuk funksionojnë” Sara Mila debat me

Gazetari Mentor Kikia dhe deputetja socialiste Sara Mila janë përfshirë në një debat mbi funksionimin e institucioneve dhe mënyrën se si qytetarët marrin shërbime publike.

I ftuar në Terminal me Aurora Sulçe, Kikia kritikoi praktikën ku qytetarët shpesh detyrohen të kërkojnë zgjidhje përmes ndërhyrjes politike, duke përmendur raste kur problemet e qytetarëve përfundojnë deri në zyrën e kryeministrit.

 Sipas tij, kjo tregon dobësim të institucioneve dhe krijim të një kulture varësie nga politika për zgjidhjen e halleve individuale.

“Bashkëqeverisja është një platformë ku të gjitha institucionet duhet të bëhen pjesë dhe të ndiqet zinxhiri institucional. Pse ta zgjidhë zyra e kryeministrit problemin tim? Problemi duhet të zgjidhet nga institucionet,” u shpreh Kikia, duke shtuar se qytetarët shpesh janë mësuar të kërkojnë “njohje” për të marrë shërbime.

Nga ana tjetër, deputetja Sara Mila theksoi se mekanizmat si bashkëqeverisja janë krijuar për të shkëputur qytetarin nga ndërhyrjet personale dhe për të detyruar institucionet të funksionojnë sipas detyrimeve të tyre.

“Qëllimi është që të zgjidhet ngërçi institucional, jo vetëm halli individual. Duhet të penalizohet institucioni që nuk jep shërbimin, jo të bëhet hero ai që zgjidh rastin,” u shpreh ajo. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos