
Partia Demokratike po zhvillon protestën e radhës para Kryeministrisë, ashtu siç ishte paralajmëruar më herët, se këto tubime do të mbaheshin çdo javë.
A2 CNN bën të ditur se këto tubime janë quajtur nga PD si ‘Foltore 2’, që sipas tyre ka për qëllim pasqyrimin e zërit opozitar dhe të qytetarëve.
Para godinës së qeverisë janë vendosur figura të improvizuara të ish-deputetëve dhe ish-kryebashkiakëve të dënuar me burg, mes të cilëve Erion Veliaj, Vangjush Dakon, apo ish-deputetët Alqi Bllako dhe Ilir Beqaj.
Figurat e improvizuara të funksionarëve të lartë të PS shihen të veshur me uniformat e burgut, shkruan A2 CNN.
Ndërkohë këtij tubimi të opozitës i janë bashkuar edhe qindra qytetarë dhe simpatizantë të PD-së. (A2 Televizion)