Një nismë pozitive dhe të nevojshme e ka cilësuar demokrati Ilir Alimehmeti iniciativën e politologut Ermal Hasimja për bashkimin e opozitës, në një kohë ku sipas tij qeveria punon vetëm për goditjen e opozitës.
“Po ajo është një iniciativë unë mendoj e mirë, e nevojshme. E kemi diskutuar këtë tavolinë e sa tavolina të tjera fraksionimin e opozitës. Një nga pikat ku mbështetet kjo qeveri këtu, pra mbështetet duke punuar aktivisht në goditjen e opozitës dhe fraksionimin e saj. Ju e dini goditjen që është bërë Partisë Demokratike vitet e kaluara dhe ka qenë një nga pikat e forta për t'u mbajtur në këmbë vetë, se kjo është një qeveri që de facto është duke rënë vetë. E në këtë aspekt nevojitet të sanifikosh këtë pjesë këtu të problemit. Nuk është i vetmi problem, por është një pjesë e rëndësishme që duhet rregulluar, duhet sjellë në shëndet të plotë dhe në këtë aspekt, por unë mendoj që është një nisëm të jetë pozitive dhe e nevojshme", deklaroi Alimehmeti në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN.
Alimehmeti nënvizoi gjithashtu rëndësinë e funksionimit të drejtësisë në kohë, duke u ndalur edhe te rasti i zv.kryeministres Balluku.
“Parimi për mua është i thjeshtë. një drejtësi e vonuar është një drejtësi e munguar. Pra, drejtësi kur, për sa kohë? Kjo është jetë e rëndësishme. Dhe nga aspekti tjetër, po ta shohim konkretisht te rasti Balluku, ne nuk mund të pranojmë dot që të mbrohesh përmes postit, të mbrohesh nga drejtësia. Jep dorëheqjen apo shkarkohesh apo hiqet imuniteti, ç rëndësi ka cila është cili është formati? Përballesh me drejtësinë si qytetar i lirë dhe në kohë të vlefshme. Pse them kohë të vlefshme? Për dy arsye. Gjëja e parë është për të ulë abuzimin që mund të vazhdosh të bësh dhe gjëja e dytë përdor një rol model pozitiv për ata që do pasojnë se do jetë gjithmonë një pasues mbrapa”, tha ai në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN.
Sipas Alimehmetit, çështjet e drejtësisë nuk lidhen vetëm me korrupsionin, por edhe me sigurinë e qytetarëve.
“Sot nuk jemi duke folur jo vetëm për sepse ka qenë ka pasur korrupsion në shkallë më të vogël, por ka pasur korrupsion. Po sot neve jemi duke folur jo vetëm për korrupsion, por për siguri fizike. Pra ato veprat për të cilat zonja Balluku është sot nën akuzë, ato janë vepra rrugore të cilat po diskutohen që janë siguri fizike për njerëzit. Pra nuk dihet a mund të kalosh a s'mund të kalosh në mënyrë të sigurt aty. Unë jam shumë i shqetësuar”. (A2 Televizion)