Fredi Beleri: E kam ndihmuar Sali Berishën në EPP, i kam mundësuar takime në nivele të larta

Nga A2 CNN
25 Nëntor 2025, 20:46 | Politikë

Fredi Beleri: E kam ndihmuar Sali Berishën në EPP, i kam

Eurodeputeti Fredi Beleri, në një lidhje me emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN, theksoi se e ka ndihmuar kreun e PD-së, Sali Berishën, “për të bërë takime në nivelet më të larta të Partive Popullore”.

“Partia Demokratike bën pjesë te grupimi i madh i EPP-së. Në vitin e fundit, zoti Berisha ka ardhur në Bruksel 2-3 herë dhe unë jam munduar me fuqinë time modeste që t’i krijoj mundësitë për të bërë takime në nivelet më të larta të Partive Popullore”, tha Beleri.

Eurodeputeti shtoi se ka bërë pyetje në Komisionin Europian edhe për prishjet e ndërtimeve në Theth.

“Kam ndërhyrë edhe për qëndrimin e zonjës Kos, për kapjen e gjyqësorit nëpërmjet vetting-ut, por të gjitha këto gazetarët në Shqipëri i interpretojnë si lëvizje të miat kundër Shqipërisë. Duhet të dini që unë e kam ndarë jetën përgjysmë, mes Shqipërisë dhe Greqisë”, shtoi Beleri. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos