Gara për Avokatin e Popullit, deputetët e PD tërhiqen nga mbështetja për Endri Shabanin dhe kandidatët e tjerë

Nga A2 CNN
3 Dhjetor 2025, 15:42 | Politikë

Gara për Avokatin e Popullit, deputetët e PD tërhiqen nga

Burime nga mbledhja e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike bëjnë me dije se demokratët janë tërhequr nga mbështetja për Endri Shabanin.

Ish-kreu i Nisma Thurje nuk do të shkojë në Kuvend me firmat e deputetëve të PD, duke u rrëzuar si kandidaturë për Avokat Populli, shkruan A2 CNN.

Po ashtu, përmes një njoftimi PD bën të ditur se deputetët demokratë kanë tërhequr mbështetjen edhe për kandidatët e tjerë në garë, me arsyetimin se kanë propozuar ndërtimin e një procesi transparent përzgjedhje mazhorancë-opozitë, për Avokatin e Popullit.

Kujtojmë se Shabani paraqiti më herët edhe dorëheqjen si kryetar i Nismës Thurje, me qëllim kandidimin për postin e Avokatit të Popullit.

Sqarim për mediat:

Për shkak të interesit të mediave mbi kandidatët për Avokat Populli, ju sqarojmë se:

Nënshkrimet e deputetëve të opozitës janë dhënë përpara kualifikimit të kandidatëve nga Komisioni i Ligjeve, pavarësisht se kur kandidatët vetë i kanë depozituar në Kuvend dhe një pjesë prej tyre i kanë përdorur në kundërshtim me ligjin si propozim për votim (gjë që nuk është e vërtetë) në kuptim të nenit 9 të ligjit për Avokatin e Popullit.

Pas vendimit të Komisionit të Ligjeve, që i është njoftuar zyrtarisht grupeve parlamentare, që “1 deputet mbështet vetëm 1 kandidat sipas ligjit”, deputetët e opozitës kanë tërhequr të gjitha nënshkrimet e dhëna paraprakisht, dhe kanë propozuar ndërtimin e një procesi transparent përzgjedhje mazhorancë-opozitë.  Mbetemi në pritje të përgjigjes institucionale të Kryetarit të Kuvendit për të proceduar më tej.

Tërheqja e nënshkrimeve depozitohet zyrtarisht në Kuvend. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos