Ish-deputeti Ralf Gjoni u pyet për gati tre orë në SPAK këtë të hënë.
Pas daljes nga godina e Prokurorisë së Posaçme, Gjoni tha se është pyetur si person në dijeni, por mohoi që marrja e tij në pyetje të ketë lidhje me kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
“Nuk kam të drejtë të diskutojë detaje të sekretit hetimor. Isha këtu për disa funksione që kam mbajtur. Isha në cilësinë e të angazhuarit në pozicione shtetërore. Jo si person në hetim. Nuk ka asnjë arsye për të më hetuar mua. Nuk jam pjesë e dosjes së Metës. Bëhet fjalë për një periudhë inaktive timen. Nuk mundem të komentoj, unë jam profesionist i kësaj fushe dhe nuk mund të nxjerrë asgjë që i përket sekretit hetimor”, tha Gjoni pas daljes nga ambientet e SPAK. (A2 Televizion)