Gazetari Qafoku përplaset me Lapajn: Nuk ke vota dhe nuk i frymëzon qytetarët shqiptarë

Nga A2 CNN
9 Shkurt 2026, 22:00 | Politikë


Gjatë debatit në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli, gazetari Roland Qafoku u përplas me kreun e Lëvizjes “Shqipëria Bëhet” Adriatik Lapaj, duke i thënë këtij të fundit se nuk ka vota dhe nuk i frymëzon qytetarët shqiptarë.

Qafoku: Ke treguar disa cilësi të veçanta si politikan, por ke dy gjëra që nuk po ndez. E para, popullin nuk po e frymëzon dhe e dyta, ajo që është akoma më e rëndësishme, që ti nuk ke vota.

Lapaj: S’kam vota?! S’kam deputetë në Parlament sa duhet. Duhet të kisha 7 deputetë.

Qafoku: Nga ndryshon ti nga Edi Rama si politikan?

Lapaj: Ndryshimi është një dhe vetëm një sot, unë si Adriatik sot është e provuar që sot s’i kam vjedhur asnjë cent qytetarëve shqiptarë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos