Ish-diplomatja Ilda Zhulali komentoi propozimin e kancelarit gjerman Fridriech Merz për një integrim gradual për vendet kandidate.
Në një lidhje direkte me studion e “Puls” nga Bruna Çifligu, në A2CNN, Zhulali theksoi se Shqipëria nuk përfiton nga propozimi i Merz.
“Ka vite që bëhet ky debat në Bashkimin Europian. Ka nisur për shkak të luftës në Ukrainë. Zelensky i kërkoi BE-së një anëtarësim sa më të shpejtë në BE dhe pas përfundimit të luftës, t’i kërkohej më shumë llogari. Ky propozim është hedhur poshtë atëherë. Ka pasur propozime duke sugjeruar dhe kufizime për vendet e reja që do të anëtarësohen, por të gjitha këto propozime kanë rënë. Propozimi i Merzit për pranim të asociuar është i lidhur vetëm me Ukrainën dhe jo për vendet e tjera”, tha Zhulali. (A2 Televizion)