
Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, gjatë një vizite në Uashington ka marrë pjesë në një darkë në nder të Zëvendës Sekretarit Amerikan të Shtetit, Christopher Landau. Në një postim në mediat sociale, Mediu shprehet se gjatë kësaj darke ka zhvilluar dhe takime me zyrtarë të ndryshëm.
“Diskutuam mbi rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara për një Shqipëri demokratike, të angazhuar në luftën kundër krimit të organizuar, trafikut të drogës dhe korrupsionit”, shprehet Mediu.
Po ashtu, ai shton se në diskutimet me Landau dhe kongresmenë të tjerë ka diskutuar gjithashtu edhe rëndësinë e bashkëpunimit strategjik në Ballkan, ku shqiptarët kanë një rol të rëndësishëm për stabilitetin dhe të ardhmen euroatlantike të rajonit. (A2 Televizion)