Nurellari: PD të marrë shembull nga Hungaria, opozita ka nevojë për lider të ri

Nga A2 CNN
21 Maj 2026, 22:46 | Politikë

Nurellari: PD të marrë shembull nga Hungaria, opozita ka nevojë

Politologu Adri Nurellari, duke folur për situatën në opozitë dhe konfliktet brenda Partisë Demokratike, deklaroi se opozita shqiptare duhet të marrë shembull nga modeli hungarez dhe të sjellë një frymë të re politike.

I ftuar në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2 CNN, ai tha se ndryshimi nuk vjen duke pritur konsumimin natyror të qeverisë, por përmes një organizimi aktiv dhe një alternative të re politike.

Duke parë sesi ndodhën ndryshimet edhe në shtetet e kapura, me ndryshim radikal të ofertës dhe jo duke u përpjekur me shpresuar te konsumi natyror, por duke ndërmarrë në mënyrë aktive energjike një ofertë alternative qeverisëse”, u shpreh Nurellari.

Sipas tij, rasti më i mirë është ai i Hungarisë, ku opozita krijoi një front të përbashkët përballë qeverisë së Viktor Orbanit.

Ata hoqën dorë nga krenaria e tyre dhe vendosën një lider të ri. Kjo është çelësi i parë i suksesit. Krijuan një konsensus të përbashkët për një gjë më të madhe që ishte shpëtimi i Hungarisë”, deklaroi ai. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos