Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, tha që forma e protestës së sotme reflekton kërkesën e njerëzve. “Kjo protestë është ndryshe për arsye se vetë njerëzit kanë kërkuar që të jetë ndryshe nga 3 apo 4 protestat e tjera. Këtë protestë do e udhëheqin qytetarët. Ne do i ndjekim në marshimin e tyre”, tha Gjoni për A2 CNN
I pyetur në lidhje me formën e protestës dhe përse u zgjodh marshimi, deputeti Gjoni tha se institucionet nuk janë të pavarura dhe janë sot në dorën e Ramës. “Sot të gjitha këto institucione janë në dorën e një njeriu”.
Ndërsa në lidhje me arsyen se përse nuk ka ndodhur ende ngujimi përballë kryeministrisë, deputeti u shpreh që janë gati për ngujim, por duhet rritur temperatura e protestave. Ai gjithashtu tha se koka e korrupsionit është Rama, Belinda Balluku ishte maska.
I pyetur nga reporteri mbi mundësinë e marshimit drejt selisë së Partisë Socialiste, Gjoni komentoi kështu. “Mund të jetë një nga opsionet”. Ai u rezervua mbi këtë çështje, duke thënë që nuk mund të zbulohen skenarët, por e la të hapur mundësinë e marshimit drejt selisë së socialistëve. (A2 Televizion)