Deputetja e PD-së Jorida Tabaku në një intervistë për gazetaren e A2CNN Fjorela Beleshi në “Ditari i Pasdites” nga Pandi Gjata tha se ndryshimi i gjysmës së qeverisë nga Rama 5 muaj pas nisjes së mandatit ka ardhur nga presioni i opozitës përmes protestave, por edhe ndërgjegjësimit ndërkombëtar. Po ashtu Tabaku vuri në dukje se mesazhi kryesor i ndërkombëtarëve, duke përfshirë McAllister-in ka qenë zbatimi i reformës në drejtësi.
“Për mua janë të gjithë emra që shkojnë e vijnë, ai që e mban sistemin në këmbë është Edi Rama dhe kundër tij jemi, s’merremi me emra individualë. Një qeveri që ndryshohet 5 muaj pas nisjes së mandatit të saj, të gjithë e kuptojnë që ka presion qytetarëve dhe opozitës dhe ndërgjegjësim ndërkombëtar nga protestat, ka ardhur edhe si rezultat i detyrimeve të procesit të integrimit. McAllister tha se hapësirat e opozitës në Parlament janë të ngushtuara. Mesazhi kryesor që tha është që reforma në drejtësi duhet zbatuar pa hezitim. Për herë të parë Shqipëria përmendet për çështje sigurie, dhe fokusi është qeveria, jo opozita”, tha Tabaku.
Lidhur me editorialin Rama-Vuçiç, dhe qëndrimin e kryeministrit shqiptar në raport me BE-në, Tabaku tha:
“Kur kanë 12 vite që thonë se integrimi po vjen, ne shohim që qeveria shqiptare ngre duart edhe thotë s’e arrijmë dot. Thotë që ne jemi të gatshëm të jemi aneks i përhershëm, që qytetarët shqiptarë të jenë të dorës së dytë”.
(A2 Televizion)