Gjykata e Lartë e la në burg, Meta: Do të fitojmë, të gjithë drejt 11 majit

Nga A2 CNN
27 Shkurt 2025, 17:00 | Politikë

Nga qelia numër 5 e burgut 313 në Tiranë, Ilir Meta, ka reaguar pas vendimit të gjykatës së lartë e cila vendosi që ta lërë në izolim. 

Me anë të telefonit, Presidenti i Partisë së Lirisë ndau një mesazh audio me mbështetësit e tij, ku vendimin e Gjykatës së Lartë e konsideron si një pengesë të kaluar për të shkruar më shpejt drejt Strasburgut, ku beson se aty do të gjejë drejtësi. 

“Do fitojmë siç kemi fituar në Komisionin e Venecias kundër Rama-reformës. Mos harroni se 2 marsi po vjen, i mitingut kombëtar në mbrojtje të Kushtetutës, ku u ç’montua Rama-reforma”, tha ish-presidenti.

Pavarësisht se është në izolim, Meta vijon të bëjë fushatë duke kërkuar mbështetjen e të gjithë qytetarëve.

 “Ju bëj thirrje shqiptarëve patriotë, kudo që janë të gjithë drejt 11 majit. Bashkatdhetarët tanë të regjistrohen në zgjedhje, të hedhim narkoregjimin tek Lana”, shtoi Meta.

Mesazhin zanor nga qelia e burgut, kreu i Partisë së Lirisë e mbyll me një shprehje që e ka përdorur më së shumti në muajt e fundit.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos