“Gjykatësit i frikësohen prokurorëve”, Rexhaj për sistemin e drejtësisë: Kjo mund të sjellë pasoja politike të rënda

Nga A2 CNN
1 Prill 2026, 22:12 | Politikë

“Gjykatësit i frikësohen prokurorëve”, Rexhaj

Analisti Albatros Rexhaj, i ftuar në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN, u shpreh se në Shqipëri “gjykatësit akoma sillen si nxënës të mirë para prokurorit” dhe kjo gjë, sipas tij, “është shumë e gabuar dhe mund të sjellë pasoja politike të rënda”.

“Gjykatësi nuk duhet të qëndrojë si një nxënës i mirë para prokurorit, por duhet ta djersitë mirë prokurorin, që ai prokuror ta bindë gjykatësin që një rast ka bazë të mjaftueshme për të shkuar në gjykim. Puna e konfirmimit të aktakuzës në Shqipëri kalon si gjë shumë e thjeshtë dhe kjo nuk është serioze. E dyta, gjykatësit duhet të mësojnë që nuk janë noterë të prokurorisë. Nuk ke pse frikësohesh nga prokurori. Gjykatësi është realisht drejtësia, prokurori është palë e barabartë në proces. Prokurori ka të drejtë të nisë procesin, por kur nis gjyqi është palë e barabartë”, tha Rexhaj.

“Këtu në Shqipëri, gjykatësit akoma sillen si nxënës të mirë para prokurorit. Është shumë e gabuar dhe mund të sjellë pasoja politike të rënda, ku mund të ketë dhe ndryshime legjislative”, shtoi analisti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos