Është përfshirë nga debati studio e Off the Record me Andrea dangallin në A2 CNN mes gazetari Bledian Koka dhe analistit Albatros Rexhaj, teksa diskutonin për luftën në Lindjen e Mesme dhe alarmin e ngritur nga ambasada amerikane për rrezikun që i kanoset Shqipërisë nga grupet e lidhura me Iranin.
Shkak u bë një deklaratë e Albatros Rexhajt i cili tha se kryeministri Edi Rama ka vepruar në interes kombëtar, ndërsa gazetari Koka e kundërshtoi, duke e akuzuar për standarde të dyfishta dhe përdorim politik të çështjeve sensitive.
Debati në Off The Record me Andrea Dangllin u tensionua më tej me akuza personale mes të dyve.
Pjesënga debati Rexhaj-Koka:
Rexhaj: Më e ndershme do ishte për Berishën që aty me dhënë përkrahjen e pastaj jashtë më vonë me u marrë me procedurën sesa me dalë me bë një sanksionim simbolik. Nëse qëllimi ka qenë me e dëmtuar Ramën ai e ka fuqizuar Ramën.
Koka: Nuk ka qenë nuk ka qenë me dhënë mesazhin e unitetit kombëtar, por thjesht me godit opozitën. Po kjo është e mundshme?
Rexhaj: Po kjo mund të jetë e mundshme që ai ka dashur me nxjerrë Berishën keq. Ky ka rënë kurthin e tij.
Koka: Atëhere në qoftë se Rama e ka këtë qëllim dhe përdor edhe një çështje kaq sensitive pse Berisha nuk mund ta përdorë të njëjtën gjë? Pyetja që kam unë është që ti mendon që Berisha është pro iranian?
Koka: kjo është për trushlarët Po jo po kështu kaq e thjeshtë është. Kaq e thjeshtë nëse s'ke memorje. Unë po them edhe njëherë koha është që nuk është se kishte ndonjë afat për Shqipërinë që tha; ose votoheni sot ose ju jeni kundërshtarët tanë. Kjo u përdor,siç u përdor rasti i ftesës që erdhi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të qenë pjesë e bordit të paqes, të cilin unë s'kam asgjë kundër por përdor për qëllime politike dhe jo për të dhënë vullnetin real të shqiptarëve që ne s'kemi asgjë dhe unë s'besoj që ka as këtej as andej.
Rexhaj: Liderët udhëheqin. Në Shqipëri mua asnjë gjë nuk më habit çka lexoj, çka njerëz flasin e asnjë gjë nuk habit nuk as gjë nuk habit, po jo me faktin që s'ka ndejt më bën të dyshoj.
Koka: Ti mund të dyshosh për qëllimin e Berishës, por nuk dyshon për qëllimin e Ramës.
Rexhaj: Qëllimi i Ramës është transparent.
Koka: Qëllimi i Ramës është për ta përdor atë për çështje politike dhe ti për këtu që kur e përdor Rama për politikë është interes kombëtar dhe kur e kundërshton Berisha. Kjo është hipokrizi.
Rexhaj: Ai kryeministër politikan mund të jetë cinik, hipokrit e përcakton votuesi.
Koka: Ndaj mendjen është udhëheqës në këtë moment, ose është politikan.
Rexhaj: Ai zotëria (Berisha) tha s'jam me ty, kur doli jashtë ndërroi mendje.
Koka: Jo interesi kombëtar nuk është ky. Ky është interesi personal i Ramës. Në qoftë se ti thua që interesi personal i Edi Ramës është interesi kombëtar unë nuk pajtohem.
Rexhaj: Dil në zgjedhje dhe merr përgjigje .
Koka: Ti ke ardhur nga Kosova me mbrojt demokracinë e Edi Ramës mbroje!
Rexhaj: Kosova ka hise në Shqipëri që prej 150 vjetësh që prej kohës së Isa Boletinit, Kosova ka hisë në Shqipëri. Nëse ti do me bë ashtu absolutisht hiç e ta kesh qartë atë muhabet që prej Isa Boletinit e këndej Kosova ka hise në Shqipni. Kanë qenë xhanarët që e kanë mbrojt republikën e Ismail Qemalit.
Koka: Duke i shërbyer Edi Ramës po mbron interesit kombëtar. Po jo, je robi që ka folur për ndarjen e Kosovës. Nuk mund të vish na tregosh neve se ky e ruan interesin kombëtar. Po jo s'ma tregon dot mua. Ja tregon njërit që ta pranon, po mua jo. Jo mo zotëri jo. Po pranon ti e bërë fakt të kryer.
Rexhaj: Ke ardhur nga Kosova, fjalë të madhe fole more burrë.
Koka: Mund të kishe ardhur dhe nga Mirdita, qetësohu! Për mua si Kosova e Mirdita njësoj janë toka shqiptare. Janë e njëjta gjë.
Rexhaj: Po tash mos e zbut.
Koka: Hë mahise ti mahise përçarjen. Hë majise përçarjen. Hë pra mahise përçarjen. Thuaj që kjo ishte ndarje ndarje etnike. Po pra. Hë jo pra. Jo thashë edhe njëherë ka ardhur nga Kosova dhe thuaj Edi Rama është interes kombëtar. Jo pra jo interesi i Edi Ramës nuk mund të jetë interesi kombëtar. (A2 Televizion)