Kryeministrit Edi Rama duket se i është sosur durimi me qëndrimet në rrjetet sociale të Elisa Spiropalit. Pasi ruajti qetësinë për më shumë se dy javë, Rama vendosi që në mes të deputetëve dhe ministrave të tij ta bëjë shembull ish kryetaren e Kuvendit, për të përcjellë mesazhin që nuk mundtë ketë kritika publike për partinë dhe qeverisjen sa kohë mban je zgjedhur prej kësaj partie dhe mbi supe logon e PS.
A2 CNN mëson se në mbledhjen me dyer të mbyllura të grupit parlamentar në pallatin e Brigadave, kryetari i PS ka kërcënuar më përjashtim Spiropalin nëse do të vijojë me qasjen kritike ndaj mazhorancës socialiste. Në këtë komunikim, vetëm me një kah, Rama ja ka bërë të qartë Elisa Spiropalit se nësëdo të bëjë oponencë, është e lirë të ndahet nga PS dhe ta zhvillojë mendimin kritik përballë.
A2CNN mëson se fillimisht Edi Rama i ka kujtuar Spiropalit mungesën në seancën plenare ku votohej imuniteti ish- zv/kryeministres, më pas “çarçafin” në rrjete sociale kundër PS.
“Herë të tretë nuk do të ketë”, mësohet të ketë thënë Rama duke i dhënë një shans të fundit Elisa Spiropalit për të qëndruar në grupin e PS. Pas këtij paralajmërimi, ish ministrja e jashtme ka kërkuar të replikojë ndaj shefit të tij, por siç mësohet nga burimet nuk është lejuar nga vetë Rama. (A2 Televizion)