“Gjyshi im u qëllua duke mbrojtur flamurin shqiptar”, Spahiu: Kosova nuk është Shqipëri, pranojeni

Nga A2 CNN
18 Maj 2026, 22:06 | Politikë

Politologu Nexhmedin Spahiu theksoi se duhet pranuar realiteti i tanishëm që Kosova nuk është pjesë e Shqipërisë. Duke folur në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN, Spahiu vuri në dukje se në Kosovë ka njerëz që e duan vendin, dhe që mendojnë se ky shtet mund të ecë paralelisht, pa e dëshiruar një bashkim me Shqipërinë.

Gjyshi im është plagosur për flamurin kuq e zi, mbi kodrat e Novi Pazarit, duke mbrojtur kufirin e sipërm të Shqipërisë në vitin 1943. Është plagosur ka vrapuar në zjarr të hapur, e ka kapur flamurin që të mos bjerë në tokë… Në atë kohë Kosova ishte e lumtur që të ishte pjesë e Shqipërisë, tani nuk është. Ky është një realitet, ku në Kosovë  ka të tillë që do dëshironin që Kosova të mos ekzistonte si shtet, të ishte pjesë e Shqipërisë, që të vinte Edi Rama t’u fshihte bërllogun, plehrat. Dhe ka të tillë që e duan shtetin e Kosovës dhe që mendojnë që Shqipëria dhe Kosova mund të ecin paralelisht”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos