
Ervin Demo, ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor, pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë, u pyet në lidhje me sulmin kibernetik të ndodhur dje ndaj Postës Shqiptare nga hakerët iranianë.
“Në momentin që flasim po bëhet një analizë e detajuar nga AKSHI dhe ekspertët e vetë Postës Shqiptare. Shërbimet e postës po vijojnë normalisht. Nuk ka të dhëna që po pengohet pjesa operacionale e Postës, por duhet të presim përfundimin e analizave”, tha Demo.
“Dua të nënvizoj se Autoriteti Kombëtar i Luftës Kibernetike i ka kapacitetet që rrisin garancinë për integritetin e të dhënave publike në institucionet shqiptare. Kuptohet që jo të gjitha institucionet janë të përfshira në ombrellën e këtij institucioni, por Shqipëria është një nga vendet me avancimin më të madh në sigurinë kibernetike”, shtoi ministri.
(A2 Televizion)