Kodi Zgjedhor, Ndoka debaton me Balliun: Propozoni sistem me lista të hapura dhe pastaj i mbyllni!

Nga A2 CNN
25 Mars 2026, 21:26 | Politikë

Kreu i PDK Nard Ndoka debatoi me deputetin e PD-së Klevis Balliu në emisionin “Off the Record" nga Andrea Danglli në A2CNN. Balliu tha se Kodi Zgjedhor është i parëndësishëm për sa kohë që në Shqipëri nuk ka zgjedhje. Sakaq Ndoka e konsideroi sistemin një “shpikje alla shqiptarçe”, duke i kujtuar Balliut se PD i propozon fillimisht listat e hapura dhe më pas jep dritën e gjlbër për lista të mbyllura. Sipas Ndokës Kodi Zgjedhor ka rëndësi pasi me sistemin aktual opozita nuk ia ka dalë të korrë fitore.

Pjesë nga debati

Ndoka: Çdo gjë fillon te Kodi.

Balliu: S’e mendoj kështu, se i kam parë unë të gjitha Kodet. Këtu po s’pate zgjedhje...Këtë Kod që kemi ne s’e kemi shpikur ne. Ky kod ka qenë nëpër Europë.

Ndoka: Jo ky s’ka qenë kurrkund.

Balliu: Kodi me lista ka qenë edhe në Angli.

Ndoka: Kjo është shpikje alla shqiptarçe.

Balliu: S’dua të diskutoj fare për kodin, por listat të parat kanë qenë në Angli. Kodin s’e kemi shpikur ne. Ne kemi propozuar lista 100 për qind të hapura.

Ndoka: I propozoni dhe pastaj i bëni të mbyllura!

Balliu: Jo nuk i vendosim ne.

Ndoka: Po s’është punë listash është punë sistemi o Klevis, ke një sistem proporcional, që s’ke fitore. Kur ishte Berisha kryeministër në 2009-ën janë bërë 72 mandate.

Balliu: Ai ka hequr nga delegacioni i BE-së opozitën dhe ne do pretendojmë që do bëjmë Kodin Zgjedhor! Kodin do ta bëjë si t’i vijë për mbarë.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos