Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, i bëri thirrje Adriatik Lapajt nga studio e “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2 CNN, që të hapë krahun nëse nuk arrin të mobilizojë njerëzit për të rrëzuar qeverinë.
“Në qoftë se nuk e ke aftësinë të ngresh shpresën dhe të arrish kompromiset, është e vështirë të arrish rezultatin që ti dhe shqiptarët dëshirojnë. Atëherë hap krahun”, tha Malaj, duke shkaktuar reagimin e Lapajt. “Po patjetër, të hap unë krahun pa merak. Unë që e kam drejtuar Shqipërinë 35 vite dhe domethënë ja kam drejtuar unë arsimin, shëndetësinë, ekonominë, qeverinë, unë ta hap krahun. Këta që e kanë marrë dhe e kanë vjedhur, këta të rrinë”, tha Lapaj.
“Unë si Adriatik po bëj çdo gjë dhe këta që janë këtu dhe po flenë këtu po bëjnë çdo gjë për të drejtën. Po nëse shoqëria mendon që gjërat janë mirë edhe mirë bëjnë që na vjedhin, s'kam çarë bëj dot unë e nuk ka Perëndi që të bën dot gjë në se populli nuk ndërgjegjësohet. Unë po fle këtu për të ndërgjegjësuar njerëzit që ka shpresë dhe ka vend për përballje me hajdutët”. (A2 Televizion)