Ministri i Jashtëm Igli Hasani ka njoftuar në rrjetet sociale se Shqipëria ka nënshkruar "Marrëveshjen e Partneritetit të Sigurisë dhe Mbrojtjes mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian".
"Sot në Bruksel nënshkruam Marrëveshjen e Partneritetit të Sigurisë dhe Mbrojtjes mes Shqipërisë dhe Bashkimi Evropian, duke zyrtarizuar bashkëpunimin e zgjeruar në fusha të ndryshme të sigurisë dhe mbrojtjes", shkruan ministri në platformën "X", përcjell A2.
"Ky partneritet strategjik do të forcojë përpjekjet tona për të luftuar kërcënimet hibride dhe kibernetike, ekstremizmin dhe do të rrisë më tej aftësitë tona të sigurisë dhe mbrojtjes, duke kontribuar për një Evropë më të sigurt dhe më të qëndrueshme", shton Hasani. (A2 Televizion)