Hoxha: Organizatat kriminale kanë trafikuar drogë sa buxheti i Shqipërisë

Nga A2 CNN
2 Shkurt 2026, 21:18 | Politikë

Organizatat kriminale shqiptare kanë arritur përmasa të paprecedenta, duke trafikuar drogë në vlera të barabarta me buxhetin e shtetit shqiptar. Kështu deklaroi në Off  the Record me Andrea Dangllin  në A2 CNN, gazetari Artan Hoxha, sipas të cilit kjo shifër i referohet vitit 2013. Ndërkohë që sot theksoi ai, krimi i organizuar është fuqizuar në mënyrë alarmante edhe përgjigjja ndaj tij duhet të jetë në njëjtin nivel.

“Në 2013-ën ne thoshim në media unë flas për vete personalisht që ne kemi grupe kriminale që kanë buxhetin sa Ministria e Brendshme. Po sot ne kemi organizata kriminale që kanë trafikuar drogë sa buxheti i Shqipërisë. E kupton kush është dallimi? Nga mandati i parë në të katërtin sa buxheti i Shqipërisë? Ky prokurori këtu kapi një laborator në Xibrakë edhe ngarkesa më e madhe e kokainës 613 kg është kapur në kohën e krimeve të rënda. Ti ke katër vjet ke kapur zero gram. Laborator kokaine me ekspertë kolumbianë brenda që vinin edhe këtu pra. U kapën dy kplimbianë brenda. Me kokainë që vinte nga Amerika Latine ë me kimistë kolumbianë që e bënin gati për tregun gjerman Bashkimit Europian. Pra ti ke je në këto përmasa sot dhe niveli i kundërpërgjigjes do të jesh në këtë nivel. Për këtë po flasim ne. Ky ishte synimi. Sepse ky mund të thotë fare mirë në kohën e këtyre të ndodhë ndonjë vrasje ty rreth rrotullimi i rinasit. Mu në mes të rinasit s'ndodhe. Pse ndodh? Se fuqia e atyre, atë që tha ky evolucion, se s'po e quajmë revolucion, se fuqia e tyre është vërtetë kaq e madhe”, theksoi gazetari në Off  the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN.

Hoxha kritikoi institucionet e drejtësisë, duke thënë se pavarësisht mbrojtjes ligjore, financiare dhe mbështetjes popullore që kanë SPAK dhe GJKKO, goditjet ndaj krimit të organizuar nuk janë në nivelin e duhur.

“Ndërkohë sot struktura më e mbrojtur në këtë vend janë organet e reja të drejtësisë.  Është SPAK dhe GJKKO-ja. Kanë edhe ekspertët xhenierë më të mirë që ka Shqipëria. I kanë marrë këta. Pra ti e ke korracën ligjore, burimet financiare, ke mbështetjen edhe popullore më të madhe se askush tjetër. Pra ti je aty për të përballuar këtë lloj presioni. Prandaj po them t’i do t'i përgjigjesh në këtë nivel të krimit të organizuar”, vijoi ai.

Sipas Hoxhës, pavarësisht mbrojtjes dhe mbështetjes që kanë institucionet e reja të drejtësisë, grupet kryesore kriminale në Shqipëri mbeten të paprekura, ndërsa arrestimet kryesore bëhen me nxitjen e prokurorive të vendeve të BE-së. Ai theksoi se drejtësia duhet të funksionojë për qytetarët shqiptarë dhe jo vetëm për partnerët ndërkombëtarë.

“Sot kapen grupet që duan prokuroritë e vendeve të Bashkimit Europian, jo grupet që duan shqiptarët. Grupet kryesore në Shqipëri janë këtu të paprekur. Përfshirë dhe këtë të fundit. Ku e ke Gysin se s'e kanë kapur. Ku është Gysi? Ku është Sueli? Ku është Vis Doçi? Ku i ke këta? Asnjë s'është kapur. Po janë kapur ato që do prokuroria gjermane, që do prokuroria belge, prokuroria italiane, prokuroria spanjolle dhe ty të vjen të vjen oficeri italian dhe të bën veprim mes Tiranës. Ti s'ke shans ta bësh atë. Ty të erdhi Guardia Nacionale e Spanjës dhe të bëri kontroll në mes të Elbasanit. Ti s'ke shans ta bësh atë. Ne kërkojmë një drejtësi që të funksionojë këtu, jo atje. Të funksionojë për qytetarët këtu jo jashtë vendit. 98% e aktivitetit të krimit të organizuar shqiptar funksionon jashtë vendit. Kanë kapur ndonjë? Kanë qenë të kapur, janë kapur, kanë hyrë, kanë dalë, janë me dosje, s'janë me dosje, një pjesë s'kanë lindur vonë. Po ndodh diçka që nuk ka ndodhur. Mbështetja sot, infrastruktura që kanë ata, korraca ligjore, kurrë s'kanë qenë prokurorët kaq të kaq të paprekshëm. Sot më të paprekshmit janë prokurorët”.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos