Humbi kontrollin në Instagram, reagon sërish Rama: Ai moment ndan kush është këtu me zemër

Nga A2 CNN
11 Shkurt 2025, 14:10 | Politikë

Humbi kontrollin në Instagram, reagon sërish Rama: Ai moment ndan kush

“Kur të thonë që po flet me veten në fejsbuk se ka problem interneti dhe pastaj hidhen përpjetë bretkosat duke ta shpërndarë shuplakën nëpër kënetë, për t’i thënë popullit u çmenda nga marazi i fitores imagjinare të kuakuakuave”, shkruan Rama në postimin shoqërues të videos së reagimit.

“Më vjen shumë mirë që ka mbetur në Instagram ai moment sepse është momenti që ndan kush është këtu me zemër, njësoj si ata trajnerët që nxisin skuadrën, që luftojnë për të, që i bien kokës me grushta kur skuadra nuk bën golin. Nga ana tjetër, m’u kujtua oguri i mirë i asaj sëpatës. Kështu ma nxorën edhe sëpatën, për t’i thënë shqiptarëve që mos e votoni se ky është i rrezikshëm dhe mos e votoni. Por, shqiptarët ua dhanë përgjigjen. Rrofshi që e nxorët këtë, se kushdo nxehet me telefonin. Por, këtu nuk është punë telefoni, por punë pasioni për Shqipërinë, drejtësinë, demokracinë dhe Europën këtu në Shqipëri”, thotë Rama në video.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos