Krimi ka kapur shtetin!” Hasimja: Opozita drejt unifikimit për kodin zgjedhor

Nga A2 CNN
27 Maj 2026, 22:30 | Politikë

“Problemet madhore që ka Shqipëria sot nuk i ka për shkak të opozitës, por për shkak të qeverisjes dhe kapjes së shtetit nga krimi. Kështu deklaroi në Off the Record  politologu Ermal Hasimja, sipas të cilit kushti kryesor për zgjidhjen e këtyre problemeve ëhstë ndryshimi i qeverisjes.

“Problemet madhore që ka Shqipëria sot, nuk i ka për shkak të opozitës, problemet i ka për shkak të qeverisjes. Jemi në një pikë ku nuk kemi thjesht korrupsion, por kemi në fakt një kapje të shtetit edhe nga krimi i organizuar dhe bashkëpunim të hapur, sidomos në rastin e zgjedhjeve siç është treguar pastaj ekspozuar edhe nga raportet ndërkombëtare. Ky është problemi madhor dhe unë mendoj që ka një urgjencë këtu dhe përpara se të diskutojmë se cila do të ishte partia ideale, si do duhet të funksiononte, që është diskutim jo vetëm legjitim, por dhe shumë i dobishëm, unë mendoj që është e domosdoshme që të zgjidhen këto probleme madhore. Kushti i parë për zgjidhjen e këtyre problemeve madhore është ndryshimi i qeverisjes dhe për këtë nuk mund të flasim për aq kohë sa partitë opozitare nuk do të ishin bashkëpunuese me njëra-tjetrën”, tha ai në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN.

Në këto kushte, Hasimja theksoi se pjesa më e madhe e opozitës ka arritur dakordësi për një propozim të unifikuar për ndryshimin e Kodit Zgjedhor. Sipas tij opozita ka rënë dakord për proporcionalin kombëtar me 140 deputetë, listat e hapura dhe koalicionet parazgjedhore.

“Në tryezën e parë arritëm diçka. Në këtë moment të dytë ne kemi arritur që pjesa dërmuese e opozitës të ketë një propozim të unifikuar për ndryshimin e kodit zgjedhor. Është fjala për proporcionalin kombëtar me 140 deputetë, lista të hapura, me koalicione parazgjedhore. Dhe nuk është pak, sepse është një proces, i cili është komplet ndryshe nga ai çfarë ka ndodhur deri tani. Më përpara e keni parasysh kanë qenë thjesht PS-ja dhe PD-ja që janë marrë vesh me njëra-tjetrën për një kod. Në rastin konkret opozita është me ndonjë përjashtim të vogël, është e gjitha pas një propozimi të unifikuar dhe është edhe një shembull i mirë se si duhet të funksionojë ky lloj bashkëpunimi i opozitës. Me afrimin e zgjedhjeve lokale qoftë e atyre të përgjithshme pas tre vjetësh klima dhe konteksti dhe rrethanat do të jenë të tilla që kjo farë bashkëpunimi të të mbijë dhe të japë frutet e duhura. Ka një gatishmëri bashkëpunimi nga partitë, e kemi vënë re, sidomos nga Partia Demokratike, Shqipëria bëhet edhe parti të tjera që kanë sjellë propozimet e tyre dhe kemi arritur tek kjo pikë”, theksoi ai në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN.

Duke folur për raportet mes partive opozitare dhe forcave të reja politike, Hasimja tha se këto parti kanë më shumë përplasje me njëra-tjetrën sesa me PD-në, pasi konkurrojnë për të njëjtin elektorat të lëkundur.

“Zoti Shehaj, zoti Lapaj, zoti Qori janë të gjithë në konflikt me të gjithë nuk janë vetëm me Berishën ose Partinë Demokratike. Po të shikoni zgjedhjet e kaluara e patë se edhe ai bashkëpunim që u arrit midis dy personazheve, nuk funksionoi. Është një shembull për të mos u ndjekur. Ne jemi fokusuar të gjithë te marrëdhëniet që kanë këto parti me partitë e reja me Partinë Demokratike, por mos harrojmë që edhe me njëra-tjetrën nuk i kanë punët mirë. Problemin më të madh edhe agresivitetin më të madh e kanë me njëra-tjetrën, jo me Partinë Demokratike, sepse dhe votat i ndajnë në atë kategorinë e elektoratit më të lëkundur. Votat pastaj që janë të PD-së, sidomos ato që janë të lidhur edhe me vetë personazhin e Berishës, janë shumë më të qëndrueshme dhe këto parti të reja të vogla e dinë që nuk futen dot në atë lloj rezervuari”, theksoi ai.

Hasimja bëri të ditur gjithashtu se në tryezën e diskutimeve po shqyrtohen edhe propozime të tjera, për mënyrën e ndarjes së mandateve brenda koalicioneve.

“Në këtë moment jemi duke diskutuar nja dy detaje të tjera dhe një propozim, një ide që është hedhur edhe publikisht nga zoti Agron Duka për t'i llogaritur për mandatet me lista të hapura sipas përqindjeve të partive brenda koalicioneve. Pra, brenda koalicioneve deputetë, kandidatët për deputetë nuk do të kishin konkurrencë të gjithë kandidatët e partive të ndryshme, por do të kishin konkurrencë brenda listës së hapur të partisë së vet që merr pjesë në koalicion. Ky është një propozim i mirë sepse edhe Shqipëria bëhet për shembull dhe e ka gjetur interesant dhe e ka plotësuar këtë gjë. Ë shpresoj që nuk ja keqinterpretoi zoti Duka. Shpresoj që nuk ja keqinterpretoi zoti Duka. I jep partive të vogla në fakt mundësinë që të përfaqësohen, sidomos kur janë parti që kanë një formim të caktuar dhe bën përfaqësimin më të mundshëm. Ajo që është kryesorja është arritur”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos