Sulmi kibernetik nga Irani, Rama: Nuk kanë thyer sistemin tonë, kemi kapacitetin më të lartë të mbrojtjes digjitale

Nga A2 CNN
30 Dhjetor 2025, 12:18 | Politikë

Sulmi kibernetik nga Irani, Rama: Nuk kanë thyer sistemin tonë, kemi

Kryeministri Edi Rama solli në vëmendje edhe sulmin kibernetik që iu bë Shqipërisë këtë vit nga Irani, duke mohuar që sulmi të ketë thyer apo depërtuar në sistemin mbrojtës. Sipas tij Shqipëria është vendi me kapacitetin më të lartë të mbrojtjes kibernetike.

“Patëm një sulm të egër nga bota e terrorit kibernetik që për fat të mirë nuk arriti të shkatërronte infrastrukturën tonë digjitale. Kemi investuar në mënyrë inteligjente në mbrojtjen kibernetike. Sot jemi një nga vendet me kapacitetin më të lartë të mbrojtjes kibernetike. Asnjë sulm deri në momentin të flasim nuk ka arritur të penetrojë murin mbrojtës që i është ngritur murit tonë të infrastrukturës publike digjitale”, tha Rama. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos