
Konferencën e fundvitit me gazetarët, kryeministri Edi Rama e nisi me vlerësimet ndërkombëtare për Shqipërinë në raport me liritë ekonomike dhe njerëzore, duke përmendur Indeksin e Lirisë ekonomike e njerëzore të publikuar nga Instituti amerikan Cato.
Rama tha se Shqipëria është renditur e 39 në klasifikimin e përgjithshëm dhe e nënta në të gjithë pjesën e Europës Lindore.
“Instituti amerikan Cato që është institut i mirënjohur dhe publikon edhe Indeksin lidhur me lirinë njerëzore dhe ekonomike dhe më vjen mirë të ndaj me ju që Shqipëria ka një pozicion shumë inkurajues dhe është renditur e 39 në klasifikimin e përgjithshëm dhe vetëm e nënta në të gjithë pjesën e Europës lindore, ku sa i përket lirisë ekonomike rendit para vendeve si Polonia, Bullgaria, Kroacia e kështu me radhë dhe për lirinë njerëzore”, u shpreh kreu i qeverisë. (A2 Televizion)