Kryeministri Edi Rama ia bëri të qartë drejtësisë që nuk do ta lejojë t’i burgosë bashkëpunëtorët e tij politikë me gjyqe publike, siç tha ai, e jo me proces të rregullt gjyqësor. 16 mijë faqe të dosjes janë një kolpo propagandistike. Na kërkojnë arrest pa gjyq. Prezumimi i pafajësisë, viktima më e madhe e reformës në drejtësi. I pranishëm vetë në mbledhjen e grupit parlamentar, shefi i mazhorancës mbrojti Belinda Ballukun nga linçimi publik, si dhe hodhi dyshime për nxitimin e prokurorëve dhe gjyqtarëve të posaçëm në rastin e saj apo të Erion Veliajt.
Rama u shpreh: Atyre që kërkojnë ta shohin në burg pa u hapur dera e gjyqit: kundërshtojmë ne nga ata që donin t’i pushkatonin gjyqin e saj. Fjalimin e ashpër dhe tonet e larta ndaj institucionit që e cilësoi si “stacioni i trenit” nuk e përkthen si kundërshtim të drejtësisë, por një mënyrë për të thënë të vërtetën e tij.
E zëvendësoi në detyrat qeveritare, por e rikonfirmoi në detyrë në postet partiake. Përballja e saj me drejtësinë nuk përbën për Ramën arsye që ta largojë nga Fieri.
Ajo do vijojë të jetë drejtuese politike e qarkut të Fierit. Pak kush i mban si ajo kontaktet me elektoratin.
Edi Rama u tregua i kujdesshëm që ta kuptonin të gjithë aktorët, që mbrojtja politike ndaj bashkëpunëtores së tij nuk do të zgjatet deri te stacioni i trenit.
Nuk kam ndërmend ta shpall hero apo viktimë, por uroj që drejtësia të shterojë çdo pistë që mund të çojë te korrupsioni. Nuk kam ndërmend të shkel përtej vijës së kuqe dhe që vlen për të si për të gjithë njësoj.
Dhe teksa numëroi dhe lavdëroi të gjitha punët e realizuara në infrastrukturë, në mungesë, Edi Rama i dha edhe një urim të fundit Belinda Ballukut.
Sink: Në fund të fjalimit të tij, si kryetari ua përsëriti edhe njëherë të gjithë deputetëve, kritikë dhe jo kritikë, që në Parlament duhet të rrëzojnë kërkesën e SPAK dhe raportin e PD.
Edi Rama e zëvendësoi Belinda Ballukun në detyrat qeveritare më 26 shkurt, duke vendosur si zv.kryeministre Albana Koçiu dhe në postin e ministrisë së Infrastrukturës Enea Karakaçin. (A2 Televizion)