Identifikimi i emigrantëve, Rama porosit kryebashkiakët, PS vendos koordinator në çdo bashki

Nga A2 CNN
17 Shtator 2024, 19:19 | Politikë

Identifikimi i emigrantëve, Rama porosit kryebashkiakët, PS vendos

Kryeministri Edi Rama në një mbledhje prej 90 minutash me dyer të mbyllura ka dhënë detyrat edhe për kryebashkiakët socialistë për zgjedhjet e 2025. Burime për A2 CNN bëjnë me dije se fokusi i këtij takimi ku ishin të pranishëm edhe 15 drejtuesit politikë, ka qenë vota e diasporës, ku është kërkuar nga  të zgjedhurit vendor identifikimi i emigrantëve se në cilat shtete jetojnë dhe punojnë.

Gjithashtu A2 mëson se është ngritur edhe struktura në PS për diasporën ku një rol të rëndësishëm do të luajë edhe koordinatori në çdo bashki që do të merret me të dhënat e emigrantëve.

Fushatë për regjistrimin e emigrantëve si dhe për t’u shpjeguar të gjitha çështjet që lidhen me votën e tyre, që nga pagesa deri tek afatet e dërgimit, këto ka që qenë Udhëzimet nga Rama dhe drejtuesi për diasporën.

Burime për A2 nga kjo mbledhje bëjnë me dije se është prezantuar strategjia se si do të funksionojë i gjithë proces, që nga identifikimi, fushata, regjistrimi deri tek dita e votimit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos