“Ikni dhe merrni votat”, gazetari-Këlliçit: Gjeni mënyrën për të fituar zgjedhjet, Ramës i ka rënë imazhi

Nga A2 CNN
5 Mars 2026, 22:31 | Politikë

Gazetari Neritan Sejamini, i ftuar në emisionin “Off the Record” me Andrea Danglli në A2 CNN, i është drejtuar deputetit demokrat Belind Këlliçi me një mesazh të drejtpërdrejtë për mënyrën se si opozita mund të fitojë zgjedhjet.

Sejamini u shpreh se e vetmja mënyrë për të rrëzuar qeverinë e Edi Rama është që opozita të sigurojë votat e nevojshme.

Ka vetëm një sugjerim: ka me qindra mijëra njerëz që nuk e duan qeverinë e Edi Ramës. Bëjini këto vota për vete dhe kështu mund të rrëzohet Rama”, tha ai.

Sipas tij, zgjedhjet janë mbi të gjitha një çështje matematikore dhe opozita duhet të arrijë një numër të caktuar votash.

Zgjedhjet janë matematikë. Duhet të keni 700 mijë vota. Ikni dhe gjeni votat. Nëse e gjeni me protesta, bëjeni me protesta. Duhet të bëni presion publik, duhet të denonconi, por kjo nuk është detyra juaj parësore. Detyra juaj është të gjeni votat që të keni të garantuara zgjedhjet e ardhshme”, u shpreh Sejamini.

 “Imazhi publik i Ramës ka rënë për herë të parë nën 40 për qind. Sot ka edhe socialistë që janë të gatshëm të mos e votojnë Partinë Socialiste, nëse kanë garanci që do të trajtohen mirë”, tha gazetari. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos