Imuniteti i Ballukut, Rama: Nuk do ta shqyrtojmë kërkesën e SPAK pa vendosur Kushtetuesja për pezullimin

Nga A2 CNN
21 Dhjetor 2025, 09:48 | Politikë

Imuniteti i Ballukut, Rama: Nuk do ta shqyrtojmë kërkesën e SPAK

Kryeministri Edi Rama deklaroi se Këshilli i Mandateve do ta shqyrtojë kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut, vetëm pasi të jetë shprehur Gjykata Kushtetuese për çështjen e vendimit të Gjykatës së Posaçme për pezullimin e saj nga detyra, shkruan A2 CNN.

“Nuk ka asnjë gjasë që ne ta shqyrtojmë kërkesën e prokurorëve për masa ekstreme, pa mbaruar një herë me themel procesi që kemi hapur në Gjykatën Kushtetuese”, tha Rama gjatë podcast-it të tij “Flasim” të dielën në mëngjes.

Seanca e gjykimit të kësaj çështje në Gjykatën Kushtetuese është parashikuar të zhvillohet më 22 janar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos