Ish-të përndjekurit takojnë Salianjin: Padrejtësia si formë e sundimit të demokracisë

Nga A2 CNN
29 Janar 2025, 14:58 | Politikë

Kryetari i Unionit të të përndjekurve politikë, i shoqëruar edhe me dy ish-të dënuar politikë, kanë vizituar ish-deputetin demokrat Ervin Salianji në ambientet e burgut të Fierit, ku vuan dënimin për kallëzim të rremë.

Sipas Ndregjonit, në vendin tonë padrejtësia është kthyer në një formë sundimi të demokracisë, shkruan A2.

“Ne e mbështetëm moralisht Salianjin dhe na duket absurde që të dënohet pa ndonjë dokument ligjor. Kjo vjen sepse Shqipëria po përjeton gjatë këtyre 3 dekadave mosdënimin e krimeve të komunizmit. Padrejtësia në këtë vend është kthyer në formën më të keqe të sundimit, duke u quajtur demokraci. Kemi ardhur këtu për të bërë apel që të mos përdoret drejtësia për hakmarrje politike”, tha Ndregjoni. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos