“Jemi në çark”, akademiku Fuga: Ja si ka ngecur procesi i integrimit

Nga A2 CNN
20 Mars 2026, 21:38 | Politikë

Akademiku Artan Fuga, i ftuar në studion e “ÇdoKënd” nga Merita Haklaj, në A2CNN, deklaroi se Shqipëria, në raport me integrimin, është “futur në një situatë ku ka një lloj ngecjeje”.

“Unë mendoj që jemi në një çark. Në raport me integrimin, jemi futur në një situatë ku ka një lloj ngecje, është çështje që ka të bëjë me strategjinë konceptuale. E dyta, shikojmë valë pafund të korrupsionit dhe kemi me dhjetëra çështje, dosje ku përmenden dhjetëra njerëz, dhjetëra bashki, dhe nga ana tjetër ti mendon që a është e mundur që një shoqëri të pastrohet nëpërmjet ndëshkimit”, tha Fuga.

“E fundit, do të shikoja edhe raportin mes pushtetit dhe opozitës, ku është futur në një çark edhe marrëdhënia mes tyre”, shtoi akademiku Artan Fuga. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos