Ilir Meta do të qëndrojë pas hekurave në qelitë e paraburgimit të burgut 313.
Pas seancës së gjatë gjyqësore prej më shumë se 5 orësh, ish-presidenti u kthye edhe njëherë në bllokun e sigurisë për të kryer procedurat për t’u vendosur në burgun 313.
Më herët, Gjykata e Posaçme e cilësoi të ligjshëm arrestimin e Ilir Metës dhe vendosi ta lerë atë nën masën e sigurisë arrest me burg. (A2 Televizion)