“Shqipëria në një fazë të re sa i përket anëtarësimit”, Rama: Të pakursyer në të gjitha sfidat

Nga A2 CNN
23 Tetor 2024, 17:07 | Politikë

“Shqipëria në një fazë të re sa i përket

Në konferencën për shtyp me presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, kryeministri Edi Rama u shpreh se tashmë Shqipëria ka hyrë në një fazë të re përsa i përket procesit të anëtarësimit në BE dhe është gati për këtë gjë.

Kreu i qeverisë shprehu angazhimin e qeverisë që të gjitha kushtet e nevojshme do të plotësohen në kohë, shkruan A2.

“Ne duam të fillojmë me Shqipërinë negociatat për anëtarësim”. Kjo fjali i përket historisë, pasi sot keni ardhur në Shqipëri pasi ajo është ulur në tryezë dhe ka hapur kapitullin e themeloreve duke hyrë në një fazë të re.  Skuadra e negociatave ka treguar në Bruksel se është në lartësinë e duhur për këtë sfidë të re. E dimë që kjo sfidë bëhet më e vështirë pasi tani bëhet fjalë për një sërë detyrash që duhet të përkthehen në akte nënligjore dhe në prova të zbatimit. Kjo është një vizitë e veçantë sepse pas kësaj konference do hapim Kolegjin e Evropës në Tiranë. Jemi linjëzuar me politikën e jashtme të BE. Të pakursyer në të gjitha proceset dhe sfidat që na bashkojnë. E gjithë kjo qasje e Shqipërisë vetëm do të forcohet për të treguar aftësinë për të kaluar sfidat që kanë të bëjnë me anëtarësimin”, tha Rama. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos