“I thashë Genc Gjokutajt je avokat joserioz”, Kryemadhi: Duhet të kishte kërkuar burg për mua e jo për Metën

Nga A2 CNN
23 Tetor 2024, 18:25 | Politikë

“I thashë Genc Gjokutajt je avokat joserioz”, Kryemadhi: Duhet

Në deklaratën për mediat pasi Gjykata e Posaçme konfirmoi masën detyrim paraqitje për të, Monika Kryemadhi tregoi edhe një komunikim që ajo pati me avokatin Genc Gjokutaj në sallën e gjyqit.

Kryemadhi u shpreh se avokati duhet të kishte kërkuar burg për të dhe detyrim paraqitje për Metën pasi për veprat e saj po akuzohet ai pa asnjë faj.

“Unë sapo i thashë Genc Gjokutajt që është një avokat joserioz pasi duhet të kërkoje detyrim paraqitje për Ilir Metën dhe arrest me burg për mua. Sepse 167 faqe janë veprat e mija për të cilat akuzohet Meta. Nuk ka lidhje Ilir Meta. Ka qenë kryetar parlament, president. Këto janë absurditete”, tha Kryemadhi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos