Mungesa e dakordësisë që çoi Kosovën në zgjedhje të parakohshme, ka qenë e pjesë e debatit në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN, ku ish-deputeti i PDK-së Hisen Berisha dhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Adnan Rustemi, kanë shkëmbyer akuza të ndërsjella mes tyre, duke degraduar edhe në debate personale.
Deputeti i VV solli në vëmendje një deklaratë të para dy viteve të kreut të LDK-së që e krahasonte Kurtin me Millosheviçin, deklarata që sipas tij po përdoren edhe sot nga ambasadori i Serbisë në Zvicër.
“Nesër Serbia do ta citojë zotin Berisha për ta goditur Kosovën me këtë deklaratë. Ja kontributi që japin këta. Ja kontributi që japin këta. Jo domethënë këta i prodhojnë referenca të paqena Serbisë për me i përdorur kundër shtetit të Kosovës. Veç se këta e kanë lënë veriun e Kosovës në duart me asnjëherë asnjë ministër as kryeministër i qeverive të tyre nuk ka mund me vizituar veriun”, tha Rustemi, teksa e akuzoi opozitën se e ka harruar veriun e Kosovës dhe e ka përdorur për të përfituar.
“Shteti i Kosovës atje ka institucione qëndrore, e kontrollon krejt territorin. Pas 26 viteve, sepse janë kanë dhënë për me vjedh këta për vete, e kanë harruar veriun e Kosovës. Janë kanë dhënë për me shtu pasuninë për vete për me u bë milionerë. Krejt janë milionerë këta krejt janë milionerë. Krejt e kanë harruar veriun e Kosovës. Janë kanë dhënë për me shku me përfituar prej fondeve të shtetit, prej tokës publike të shtetit, prej privatizimeve, prej licencave. Domethënë për me shit pastaj vetë shtetit edhe sot shiko çfarë niveli ka dhe me çfarë vlerësimi bën për arritjet tona”, vijoi Rustemi në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN.
Në përgjigje të këtyre deklaratave, ish-deputeti i PDK-së Nisem Berisha, teksa e akuzoi disa herë për bashkëpunim me lsitën serbe, tha se vetëvendosjen e tmerron Hashim Thaçi.
“Do ta nxjerrim dhe dosjen e Kurtit dhe takimin e Brezovicës. Ju tmerroheni prej Hashim Thaçit edhe natën kur është natë se jeni pjellë e Serbisë”, tha Berisha në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN.
Por në kundërpërgjigje Rustemi i tregoi Berishës se gjykatën speciale e ka krijuar PDK kur ishte në qeveri.
“Gjykatën speciale e keni bërë ju. Unë e lutem që ai proces të përfundojë në Kosovë ama gjykatën speciale e keni themeluar ju. Uroj që të lirohen e të kthehen në Kosovë sa më parë në familjet e tyre në jetën e tyre publike e private”. (A2 Televizion)