Deputeti i PD Gjin Gjoni foli në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN lidhur me skenaret e protestës së radhës së opozitës të thirrur 22 mars. Gjoni theksoi se protesta është në kilometrin e fundit dhe po shihen të gjitha format e zhvillimit të saj, duke nisur nga ngujimi, bllokimi i rrugëve dhe rrethimi i institucioneve. Deputeti demokrat tha se ka edhe militantë që duan të futemi në institucione, por vuri në dukje se jemi një vend i NATO-s.
“Kreu i PD e ka deklaruar, format e protestës janë një nga format që demokracitë funksionale e kanë detyrim për ta patur dhe shteti shqiptar sot s’është demokraci funksionale, dhe këtë duhet ta pranojmë të gjithë. Protestat në Shqipëri kanë dhënë efektet e veta dhe kanë ardhur në një ngritje të temperaturës normale sepse PD e ka provuar dhe s’ka dhënë rezultat të pushtojë institucionet. Sepse kemi dy kategori njerëzish, një pjesë e militantëve, të cilët thonë të futemi në institucione, të pushtojmë, të marrim shtetin dhe qeverinë, por në një vend të NATO-s, duhet që…", tha Gjoni.
"Forma e protestës është ngritur dhe ka dhënë efektin e vet, për një arsye shumë të thjeshtë, sepse agjencitë ligjzbatuese të kancelarive perëndimore kanë dërguar informacione pranë qeverive të tyre, por reagimi i kancelarive s’ka qenë në ato nivele që t’i përgjigjet realitetit shqiptar. Protestat sollën një interes të shtuar të mediave ndërkombëtare dhe agjencitë më prestigjoze dhanë lajmet e tyre…Në kilometrin e fundit jemi. Rasti i znj.Balluku erdhi kilometri dhe tani erdhi. Protestat kanë sensibilizuar opinionin e brendshëm publik nga njëra anë, ka interes të shtuar të kancelarive perëndimore dhe misioneve faktmbledhëse. Paralelisht me protestën do shohim të gjitha format e tjera të protestës, që janë me qindra, edhe ngujimi, izolimi i rrugëve, rrethimi i intitucioneve”, vijoi deputeti. (A2 Televizion)