Duke folur për rrëzimin në Kuvend të kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut, deputeti i PD Gjin Gjoni tha në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN se "kemi të bëjmë me një urdhër politik".
Gjoni theksoi se deputetët e PS që s’ishin të pranishëm në seancë do kenë pasoja, duke risjellë në vëmendje nga e shkuara rastin Majko.
“Sot kur drejtësia është afruar pranë kopshtit privat dhe kryeministrit. Balluku ka ngrenë vetëm bishtin e dardhës, sepse dardha është tjetërkund. Mbrojtja ka 3-4 muaj që ka filluar. Sot ishte konkludimi.
Sot një pjesë të madhe të deputetëve të PS u vinte turp nga mënyra se si po veprohej. Jashtë TV-së, edhe ne kemi komunikimet tona të përditshme. Është urdhër politik, sepse për shkak të sistemit zgjedhor që është sot ata janë të kushtëzuar. Ata që s’shkuan në seancë do japin sqarimin më vonë në lidhje me këtë, sepse edhe Pandeli Majko nuk shkoi një ditë në votim, por ditën tjetër doli jashtë Parlamentit”, tha Gjoni. (A2 Televizion)