Kafeja e “famshme” mes Salianjit e Alimehmetit, Korreshi: Ne jemi ndryshe nga partitë hermetike, edhe unë ulem shpesh me kolegët

Nga A2 CNN
1 Dhjetor 2025, 18:32 | Politikë

Kafeja e “famshme” mes Salianjit e Alimehmetit, Korreshi: Ne jemi

Para Kryeministrisë po zhvillohet sot protesta e Partisë Demokratike, e cila sipas deputetit Saimir Korreshi do të vazhdojë me të njëjtën formë, duke i dhënë qytetarëve mundësinë të flasin në vetën e parë për problemet e tyre. Sipas tij, opozita nuk ka hapësirë në parlament për të shprehur çdo ditë shqetësimet e qytetarëve, ndaj protesta shërben si tribunë publike.

Në lidhje me “kafen e famshme” mes Ervin Salianjit, Ilir Alimehmetit dhe disa kandidatësh të primareve, Korreshi e minimizoi situatën duke thënë se “nuk është çdo kafe lëvizje kundër PD-së”. Ai shtoi me ironi se gazetarët më shpesh marrin vesh lëvizjet e grupit parlamentar më shpejt se vetë deputetët. Për të, PD është parti e hapur dhe dinamike, ndryshe nga “partitë hermetike”, ndaj debatet e brendshme nuk duhen parë si përçarje, tha Korreshi për A2 CNN.

Si jurist, Korreshi deklaroi se masa e pezullimit ndaj Ballukut është plotësisht e ligjshme, pasi kryeministri nuk ka kompetencë ta pezullojë apo ta rikthejë në detyrë. Ai parashikoi se nesër Gjykata Kushtetuese do ta konfirmojë vendimin e SPAK, dhe madje shtoi se nëse do të ndodhte e kundërta, do t’i hapej rrugë kërkesës për arrestim nga Këshilli i Mandateve.

Protesta u shoqërua edhe me një koreografi simbolike me uniforma burgu, që tërhoqi vëmendjen e qytetarëve dhe mediave. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos