Kandidatët e PD raportojnë incident në Lushnje: Ka njerëz të panjohur që kërcënojnë

Nga A2 CNN
11 Maj 2025, 13:44 | Politikë

Kandidatët e PD raportojnë incident në Lushnje: Ka njerëz

Kandidatët e PD për deputetë Gentjan Çela dhe Saimir Korreshi raportojnë një incident tjetër në afërsi të shkollës “Karbunarë e Vogël” në Lushnje.

Sipas dy kandidatëve, pranë ambienteve ku është vendosur dhe QV në këtë shkollë janë parë persona të panjohur që intimidojnë votuesit.

Ata deklarojnë se kanë njoftuar dhe policinë për këtë ngjarje.

Pas problemeve të raportuar, në terren kanë ardhur kryetari dhe sekretari i KZAZ 55 për të parë situatën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos