Kryeministri Edi Rama publikoi një video në rrjetet e tij sociale, ku i bëri thirrje shqiptarëve të dalin në votime nëse nuk e kanë bërë ende.
“Ja ku jemi live nga komanda e përgjithshme, këtu ku mblidhen të gjitha të dhënat e ecurisë së procesit dhe përfitoj nga rasti t’i them të gjithëve që nuk kanë shkuar ende të votojnë, të shkojnë të votojnë”, tha Rama, shkruan A2 CNN.
“Është e domosdoshme që vota të hidhet, të mblidhet, të numërohet dhe që ti që mund të votosh, të mos mungosh. Është një detyrë qytetare, detyrë shoqërore, patriotike. Votoni me qetësi dhe pak durim dhe me bindjet tuaja votoni”. (A2 Televizion)