Komisionerët e PD bllokojnë një qendër votimi në Elbasan, ndërhyn policia

Nga Belinda Ruçaj
11 Maj 2025, 13:13 | Politikë

Komisionerët e PD bllokojnë një qendër votimi në

Në një qendër votimi në njësinë administrative Tregan, në Elbasan është ndërprerë procesi i votimit nga komisionerët e Partisë Demokratike.

Gazetarja e A2 CNN, Belinda Ruçaj raporton se është bllokuar nga komisionerët e djathtë, qendra e votimit 2194, pjesë e bashkisë Elbasan.

Sipas komisionerëve të djathtë shkak për këtë bllokim është bërë fakti se persona të panjohur kanë hyrë në qendrën e votimit dhe për ndaj është kërkuar ndërhyrja e policisë së shtetit.

Kryeplaku dhe njerëz të tjerë që nuk kanë lidhje me procesin rrinë 10 metër pranë qendrës së votimit dhe nuk largohen. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos