“Kanë gjetur katund pa qen dhe bredhin pa shkop”, Lutfi Dervishi: Partitë, të papërgjegjshme përballë ligjit

Nga A2 CNN
30 Prill 2026, 21:11 | Politikë

Gazetari Lutfi Dervishi deklaroi se partitë politike shqiptare, jo vetëm që nuk janë demokratike, “por janë edhe më të papërgjegjshmet përballë ligjit”.

“Kur tregon pak demokraci dhe rregull brenda partisë politike, atëherë si do ta aplikosh këtë në shoqëri? Elementi i dytë, partitë politike jo vetëm që nuk janë demokratike, por janë edhe më të papërgjegjshmet përballë ligjit. Ka qenë një vendim fatal i Gjykatës Kushtetuese të vitit 2000 që ndaloi dhe Kontrollin e Lartë të Shtetit për të kontrolluar financat e partive politike. Le të themi që në këtë çerek shekulli kanë gjetur katund pa qen dhe bredhin pa shkop”, tha gazetari.

Sipas tij, “kjo ka krijuar modelin sfidues ndaj institucioneve”.

“Edhe sot e kësaj dite ke politikanë që duan të sfidojnë autoritetin e gjykatës në sallë të gjyqit. Nga 100 vitet e fundit, modeli i suksesshëm që kemi ne është modeli autokratik. Pra, nuk kërkojmë kryetarin, ne kërkojmë liderin. Edhe kur është çështja e garës, në subkoshiencën tonë themi “po ky çfarë do këtu? Ky nuk është lider, ky s'ka karizëm”. Pra, në vetëdije ti kërkon njeriun e fortë apo zonjën e fortë që do të prijë”, shtoi Dervishi.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos