“Politika në Shqipëri është autokratike”, Sejamini: Shqipëria nuk ka arritur të ketë demokraci

Nga A2 CNN
30 Prill 2026, 21:01 | Politikë

Hapja e garës për kreun e Partisë Demokratike, në të cilin nuk u pranuan Ervin Salianji, Alesia Balliu dhe Evi Kokalari është diskutuar në studion e Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN. Gazetari Neritan Sejamini ngriti shqetësimin se politika në Shqipëri është autokratike dhe ky model sipas tij është në të gjitha instoitucionet, madje edhe në shoqërinë civile.

“I gjithë organizimi social në Shqipëri, organizimi politik në Shqipëri, qeveritar në Shqipëri, por dhe organizimi, po të themi, institucional jo partiak është autokratik. Të njëjtin model ti e gjen kudo, e gjen në shoqërinë civile, të njëjtin model e gjen në qeverisje, e gjen në organizata të tjera, e gjen në akademi, po të duash ti e gjen edhe në biznese. Mënyra totalisht autokratike, personaliste e drejtimit. Dhe shoqëria jonë këtë lloj modeli e ka patur model të vazhdueshëm. Po të shikosh gjithë e Shqipërisë është një model që nga i cili ne nuk jemi shkëputur. Kemi kaluar nga një nga një qeverisje autokratike në qeverisje diktatoriale, pastaj autokratike, pastaj gjysmëautokratike”, u shpreh Sejamini në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN.

Duke komentuar zhvillimet e fundit në Partinë Demokratike, ai theksoi se proceset e brendshme në partitë shqiptare janë formale dhe nuk reflektojnë demokraci.

“Struktura më pak e reformuar në gjithë këtë periudhë është janë partitë politike të cilat sot funksionojnë në të njëjtën mënyrë siç ka funksionuar Partia e Punës në regjimin komunist kanë qenë parti personaliste. Strukturat janë formale, janë sa për fasadë, janë sa për sa për dukur, por në thelb gjithë vendimmarrja është e një personi të vetëm. Mund të ketë pasur momente kur është dukur sikur ka pasur demokraci, po asnjëherë s'ka pasur demokraci të mirëfilltë në partitë politike shqiptare. Është një problem më i madh që kemi ne si shoqëri”.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos