Kanye West “zbret” në Kuvend, PS-PD ndizen në komision, debat për fondin 4 milionë euro

Nga Indrit Maraku
10 Korrik 2026, 14:07 | Politikë

Demokratët në Komisionin Parlamentar për Politikën e Jashtme u kërkuan socialistëve të distancohen nga Akti Normativ i Qeverisë, i cili parashikon mbi 4 milionë euro për koncertin e Kanye West.

"4.3 milionë euro nga fondi rezervë, që përdoret për emergjenca. Ku është emergjenca këtu? Ku është interesi i qytetarëve? Ndërkohë që pensionistët nuk arrijnë dot në fund të muajit.", tha Vokshi.

 'Kanye West, i bllokuar nga shumica e vendeve evropiane, merr 4 milionë euro grant në Shqipëri'. E ka shkruar Le Monde, ka raportuar edhe Reuters.", tha Shehu.

"Distancohuni. Jeni ende në kohë. Tregoni se ju ka mbetur një fije dinjiteti.", tha Vokshi.

"Ne të distancuar jemi. 53% e shqiptarëve na kanë votuar ne.", tha Hasani.

Debatin e nisur në Strasburg për rezolutën e Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit, palët e vijuan edhe në Tiranë.

"Duke rrëzuar këto amendamente, që u miratuan nga eurodeputetët, ju po fshihni realitetin, se integrimin po e përdorni për të miratuar ligje me porosi.", tha Vokshi.

"Ne nuk çuam asnjë amendament. E pranuam atë frymë konsensusi, votuam disa propozime të Partisë Demokratike dhe votuam variantin final të rezolutës. Një pjesë e amendamenteve të tyre nuk u miratuan, ndërsa pjesa tjetër u votua në frymën e konsensusit. Ata vendosën të mos e mbështesnin rezolutën, por të votonin kundër saj.", tha Malaj.

Demokratët kërkuan gjithashtu që në rendin e ditës të përfshiheshin katër nisma ligjore, të mbështetura edhe nga protestuesit, që lidhen me zonat e mbrojtura, investimet strategjike, trashëgiminë kulturore dhe Paketën e Maleve. Megjithatë, shumica socialiste votoi kundër këtij propozimi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos