Kaosi në Kuvend, Partia e Lirisë: Qëndrim i drejtë i opozitës, të ngrihemi në këmbë trimërisht

Nga A2 CNN
30 Shtator 2024, 23:21 | Politikë

Kaosi në Kuvend, Partia e Lirisë: Qëndrim i drejtë i

Kryesia e Partisë së Lirisë u mblodh këtë të hënë pas kaosit në Kuvend, ku deputetët e opozitës nxorën jashtë sallës dhe i vendosën flakën karrigeve.

Në deklaratën e publikuar për mediat, Partia e Lirisë shpreh mbështetjen për aksionin opozitar, ndërsa i bën thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e 7 tetorit, shkruan A2 CNN.

“Kryesia e Partisë së Lirisë e mbledhur sonte dënoi me ashpërsinë më të madhe dënimin politik dhe burgosjen e deputetit të Partisë Demokratike, Ervin Salianji, i cili denoncoi lidhjet e tmerrshme të trafikut ndërkombëtar të drogës me Edi Ramën dhe Qeverinë.

Ky vendim i urdhëruar nga Edi Rama dhe i zbatuar nga gjykatësit e Ramaformës tregoi fytyrën e vërtetë të Narkoshtetit dhe të Narkodrejtësisë, të angazhuar në funksion të agjendës politike dhe elektorale të Kryeministrit për asgjësimin e opozitës, pluralizimit politik dhe demokracisë.

Kryesia e PL mbështet plotësisht qëndrimin e drejtë të opozitës në Parlament dhe protestën kombëtare të thirrur në datën 7 tetor.

Kryesia e PL i fton të gjithë qytetarët të ngrihen në këmbë trimërisht për të ndëshkuar pa mëshirë Narkoshtetin dhe Narkodrejtësinë, si dhe për të shpëtuar Shqipërinë dhe familjet shqiptare nga vjedhja e përditshme skizofrenike, që ju bën banda e hajdutëve "rilindas" me Edi Ramën në krye”, mbyllet reagimi i Partisë së Lirisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos